Koronavirusi i ka marrë jetën një punonjësi policie 50-vjeçar.

Ilir Nerguti ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm te Spitali Infektiv. Nerguti ishte i shtruar prej 3 javësh tek Infektivi, pasi ishte i infektuar me COVID-19, por nuk mundi të fitonte betejën e tij.

Ai ishte baba i dy fëmijëve dhe ndërroi jetë 15 ditë pas babait të tij, i cili kishte humbur gjithashtu jetën nga Covid-19

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe deputeti  i opozitës parlamentare Halit Valteri, i cili shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mikut të tij duke thënë se kolegët humbën një profesionist dhe shteti një njeri të madh.

“Prehu në paqe miku im, sot ne humbën një mik të mirë, kolegët një profesionist në detyrë që mbante dhe Shteti humbi një njeri të madh. Krenar për çdo ditë që kemi biseduar dhe këshillat e tua do jenë të vlefshme gjithë jetës. Do të kujtojmë gjithmonë Komandant Ilit Nerguti”, shkruan Valteri.