Ka marrë fund pengmarrja në Ede të Holandës ku një person i armatosur hyri në një lokal duke mbajtur brenda me forcë disa klientë.
Pasi qëndroi për disa minuta brenda lokalit dhe kërcënoi se do të hidhte veten në erë bashkë me personat e tjerë që ndodheshin brenda këtij biznesi, autori u dorëzua.
Në vendin e ngjarjes u mobilizuan shumë forca policie, të cilat bënë të mundur dhe negociatat me pengmarrësin.
Fatmirësisht nga kjo ngjarje askush nuk u lëndua. Deri më tani nuk dihen motivet që e shtynë burrin që të kryente këtë akt, ndërsa është përjashtuar fakti nëse ngjarja ka ndodhur për arsye terroriste.