Ndez zjarr për të pastruar tokën dhe për shkak të erës flakët janë përhapur duke djegur një sipërfaqe toke.
Rasti është shënuar në Shkallnur të mërkurën më 16 shtator, ndërsa policia e Durrësit njofton se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin F. T., 48 vjeç.
Policia apelon për të gjithë banorët e qarkut Durrës, që në asnjë rast të mos kryejnë pastrime me anë të djegies apo të mos ndezin zjarr dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.





