Një shkollë e re do të ndërtohet në Golem. Punimet sapo kanë nisur, me themelet që janë hedhur, për ndërtimin e shkollës që do të quhet “Irakli Bozo”. Pamjet nga ndërtimi i ka postuar kryeministri Edi Rama në një posim në Facebook.
Kjo shkollë thotë Rama, do t’i japë komunitetit një godinë standarde për arsimin.
“Në Golem hidhen themelet për ndërtimin e shkollës “Irakli Bozo”, e cila do ti jap komunitetit të zonës një godinë me standarde për nxënësit dhe stafin arsimor”, shkruan Rama.