Njeriu kryesor i momentit tek Manchester City padyshim që është Phil Foden.

Futbollisti anglez po kalon formë fantastike me “Qytearët”, të cilët janë në garë për titullin e Premier League, Fa Cup dhe Champions League.

Shumë tifoz janë të befasur se si një yll kaq i madh mban një numër të pazakont në fanellë.

Gjithsesi sot shtypi anglez ka zbuluar sekretin e numrit 47. Gjyshi i polivalentit anglez, Ronnie, ndërroi jetë në moshën 47-vjeçare dhe Foden ka zgjedhur ta nderojë atë duke veshur fanellën me këtë numër që kur ai debutoi te City.

Trajneri Pep Guardiola i kishte ofruar fanellën me numër 10 të lënë nga Aguero, por Foden e refuzoi.

Në këtë sezon, Foden ka luajtur në 44 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe ka kontribuar me 21 gola dhe 10 asiste.