Skuadra angleze, Queens Park Rangers ka shkarkuar maskotën e tyre, ‘macen Jude’, për shkak se ishte shumë flirtues me femrat në tribuna, raporton The Sun.

“Disa njerëz u ankuan se ai po flirtonte me femra në tribuna dhe nuk e mbështeste ekipin. Mori disa vërejtje, por nuk mundi ta mbante veten. Klubi nuk kishte zgjidhje”, tha një burim i paidentifikuar i klubit për The Sun.

Jude ka qenë maskota zyrtare e klubit që nga viti 2008, me emrin e maces që jeton në stadium. I njëjti njeri ka luajtur rolin e Jude gjatë ndeshjeve vitet e fundit, por tani klubi do të duhet të kërkojë një aktor të ri për të veshur kostumin e maces me fanellën bardheblu.