Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mbledhjen e sotme të Këshillit për Rregulloren, Mandatin dhe Imunitetin. Gjatë mbledhjes nuk u arrit të merrej një vendim për mandatin e deputetet Olta Xhaçka. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla tha se çështja do të çohet për votim në seancë plenare të enjten.
Lideri i opozitës, Sali Berisha akuzoi mazhorancën se kanë mbrojtur Xhaçkën me urdhër të Ramës gjatë mbledhjes së sotme.
Sali Berisha: Edhe njëherë, ftoj qytetarët e Tiranës, të enjten në ora 11:00 të jenë të pranishëm në një betejë epike, në mosbindje civile, në fitore, në fitore të kryeqytetit, në fitore të kombit dhe mbarë Shqipërisë.
Miqtë e mi, të dashur qytetarë, fitorja është në duart tuaja.
Ajo pret nga ju të merrni në dorë fatin tuaj. Ajo pret nga ju të ngriheni me guxim kundër armiqve tuaj të egër, kundër hajdutëve dhe bandave të tyre.
Ju e patë sot në parlament se si deputetët e partisë së krimit mbrojtën ndrikull Xhaçkën me urdhër të Edi Ramës dhe jo më pak të Olsi Ramës. Po, po! Sepse në çdo firmë Edi Rama ka 30 përqind.