UEFA po zhvillon në Düsseldorf të Gjermanisë një seminar për 24 ekipet kombëtare që marrin pjesë në “Euro 2024”.

Tema kryesore do të jetë zgjerimi i listës së Europianit. Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka dal kundër propozimit të ri të UEFA-s.

Sipas Corriere dello Sport, Sylvinho mbron skemën me 23 lojtarë dhe nuk preferon atë me 26 lojtarë.

Ky vendim tregon se trajneri brazilian e ka të qartë listën me lojtarët që do të grumbulloj në Europian.

Edhe pse përballë do të kemi ekipe shumë të forta si Italia, Spanja dhe Kroacia, Sylvinho çuditërisht kërkon të ketë më pak alternativa.

Gjithashtu do të ketë një seri diskutimesh të thelluara mbi teknikën, organizimin, median, dhe elementet komerciale.

Në seancën e së hënës do të marrin pjesë edhe kryetrajnerët e kombëtarëve, e më pas do të ketë një takim me mediat.

Ndërkohë ditën e martë do të diskutohet për Organizimin e ndeshjes, operacionet mediatike dhe transmetimi, sigurinë dhe sekjuritin, çështjet disiplinore, shërbimet e ekipit, testet mjekësore dhe antidopingn si dhe analizën teknike.