Rafael Leao “bën” legjendën Diego Armando Maradona në nxehmjen e AC Milan përpara ndeshjes me Lecce-n.
Në rrjetet sociale, kanë nisur krahasimet mes sulmuesit portugezit dhe argjentinasit, pasi numri 10 i Milanit u filmua teksa argëtohej me topin, para-ndeshjes ashtu siç bëntë uniku Maradona.
Në fakt, video e Leaos me topin në këmbët e tij po qarkullon në rrjetet sociale, dhe është krahasuar me videon e të ndjerit “Pibe de Oro” në nxehmjen e famshme para ndeshjes kundër Bayern Munichut në vitin 1989.
Në sfond është kënga “Life is life”, ndërsa Leao bën briblime me këmbë dhe kokë. Gjithashtu ka ekuilibër dhe kontroll me thembër duke dhuruar një shfaqje që emocionoj tifozët.





