Pasditen e sotme, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë surpizuar me mesazhe të ndryshme nga fansat e tyre, por edhe nga familjarët falë “Big Love”.
Heidi ka qenë një ndër banoret që nuk ka mundur të mbajë lotët teksa ka lexuar mesazhin e ardhur nga nëna e saj, të cilin nuk ka mundur ta përfundojë për shkak të emocioneve, duke e lexuar më pas Egla.
“Heidi ketrushja. Na ka marrë malli shumë për ty dhe të ndjekim me kënaqësi. Të duam shumë dhe mezi presim të të përqafojmë. Zemër ne do t’i mbështesim gjithmonë zgjedhjet e tua. Mendoj se dashura është e papritura më e bukur që të ka ndodhur. Të dua deri në vdekje”.