Legjenda e xhuxhëve të mundjes ka humbur jetën në moshën 54-vjeçare. Stevie Lee nga të gjithë njihet si kukulla “Xhuxhi Psiko” nga TNA dhe shfaqja jetëshkurtër “Half Pint Brawlers” në Spike TV.

Ai gjithashtu kishte marrë pjesë në shumë episode të shfaqjes satirike Jackass.Lee ndërroi jetë mes varfërisë  dhe për këtë arsye familja e tij ka filluar të mbledhë të ardhura të cilat do të përdoren për ceremoninë e varimit.

Në postimin në “Go Fund Me” familjarët nuk kishin bërë të ditur detajet e vdekjes.  

“Le t’ia japim vëmendje për herë të fundit. Ai ka nevojë për ndihmën tonë. Ju lutemi dhuroni gjithçka që mundeni, ndani kujtimet tuaja me ne dhe me të gjithë, ndani këtë faqe dhe këtë mbledhje fondesh për t’i dhënë Xhuxhit tonë Psiko përshëndetjen dhe pushimin më të mirë të mundshëm”, – shkruhet në mesazh.

Gjithashtu familjarët thanë se ai ishte i dashur me të gjithë  prandaj dhe fansat e donin shumë.