Në mbledhjen për mbarëvajtjen e sezonit turistik bazuar mbi sigurinë, mikpritjen, shërbimet dhe infrastrukturën për pushuesit, ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Rama: Kemi një vend që e ka të shtrirë në harkun e të 365 ditëve të vitit, aktivitetin që lidhet me turizmin. Në periudhën e parë të këtij viti jemi përballur me një rritje befasuese të nr të vizitorëve të huaj, që në janar-shkurt-mars është 65% më i lartë. Vetëm marsi është mbi 90% më i lartë.
Jemi përballë një zhvillimi shumë të shpejtë dhe një rritje të numri të turistëve që zhgënjen të gjitha pritshmëritë më optimiste. Më kujtohet që në një takim me operatorët turistik në Durrës, ata shpreheshin shumë të kënaqur që shifra e vizitorëve të huaj në Shqipëri kishte arritur 5 milion. Unë thash që pas 5 vjetësh mos u çudisni që do shkojmë 10 milion.
Shumëkush kishte të drejtën ta vinte në diskutim këtë parashikim, si njerëzit që e bëjnë për të kërkuar vota, por ishte si parashikimet e rezultatet e zgjedhjeve që ishin të parashikuara nga të dhëna faktike.
Nëse do më pyesin se ku do jetë Shqipëria 2030, në raport me numrin e turistëve, nëse i rikthehemi planit ambicioz me 20 milion turistë, do të gaboja sepse duhet të shikojmë se si do shkojnë këto dy vite me projekte. Nuk është marrëzi që shifra e 20 milion turistëve do arrijë shumë më përpara dhe kërkesa për 30 milion do të arrijë që në 2023. Kur flasim për rritjen e kërkesës nuk duhet të harrojmë ofertën, çfarë duhet të bëjmë ne sot dhe vit pas viti që oferta jonë t’i përgjigjet rritjet dhe natyrës së kërkesës.