10 persona nga Durrësi rezultojnë pozitivë me Covid-19 në 24 orët e fundit. Shifra eshte e njejte me ate te nje dite me pare, pasi edhe te premten u raportuan nga ministria 10 raste me koronavirus ne Durrës. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 872 testime nga të cilat janë identifikuar 164 qytetarë të prekur nga virusi Covid-19.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
HARTA E PERHAPJES:
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
56 raste në Tiranë,
11 raste në Shkodër,
nga 10 raste në Durrës, Korçë, Lushnje,
8 raste në Kurbin,
nga 7 raste në Krujë, Fier, Kavajë,
6 raste në Lezhë,
5 raste në Elbasan, Vlorë,
4 raste në Gramsh,
3 raste në Kukës, Mat, Gjirokastër,
2 raste në Berat, Kamëz,
nga 1 rast në Has, Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Bulqizë.
Tre viktima janë shënuar në 24 orët e fundit në spitalet Covid, ndërsa 51 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm. Sipas ministrisë, personat që humbën jetën janë një 47-vjeçar nga Pogradeci, një 78-vjecar nga Fieri dhe një 87-vjecar nga Gramshi.
“Një mësues 47 vjeçar nga Pogradeci, pa sëmundje bashkëshoqëruese, pas 12 ditësh në terapi intensive në spitalin Shefqet Ndroqi, nuk e fitoi dot betejën me COVID19. Edhe një 78 vjeçar nga Fieri dhe një 87 vjeçar nga Gramshi kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve. I shprehim ngushëllimet familjarëve”, tha ministria.
Numri i pacientëve të shëruar krahasuar me një ditë më parë, ku u raportuan 97 të shëruar, është sot më i vogël.





