Bayern Munich edhe pse nuk e ka gjetur ende trajnerin e ri është fokusuar tek forcimi i skuadrës në merkato.
Një nga repartet që ka më shumë nevojë për afrime është mbrojtja dhe sipas shtypit britanik kapiteni i Manchester City-t, Kyle Walker, është në fokusin e Bayern.
Bavarezët tentuan edhe verën e kaluar për të transferuar nga Mançesteri mbrojtësin e City-t, por trajneri Pep Guardiola bllokoi kalimin e tij në Mynih.
Megjithatë këtë herë nuk ka të njëjtat sinjale nga trajneri i City-t dhe për rrjedhojë Bayern mund ta bëjë të mundur transferimin e Kyle Walker në verë.





