Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit nga 872 testime, janë konfirmuar 164 raste të reja me Covid-19.

Po ashtu, Ministria njoftoi se nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin tre pacientë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 51 të shëruar. Gjithsej deri më sot janë 6443 raste të shëruara nga koronavirusi.