Zjarrfikësit e Durrësit janë angazhuar orët e fundit me shuarjen e flakëve që kanë përfshirë një zonë me shkurre dhe barishte në fshatin Shetaj të Ishmit.
Flakët kanë shkrumbuar një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi dhe barishte, ndërsa nuk rrezikojnë shtëpitë e banorëve të zonës.
Temperaturat e larta dhe thatësira e madhe kanë bërë që në zona të ndryshme të Durrësit, të krijohen vatra zjarri.





