“Arrest shtëpie” ka qenë masa e sigurisë që ka dhënë Gjykata e Posaçme për gjyqtaren Mimoza Margjeka, e akuzuar nga SPAK për korrupsion.

Për bashkëshortin e saj, Arben Cara, gjykata ka dhënë masën “arrest me burg”.

E njëjta masë është dhënë edhe për dy sekserët Nejton Bali dhe Klaudjo Zhilla. Në arrest shtëpie është lënë edhe avokati Skënder Demiraj.