Policia Rrugore e Kryeqytetit ka shtuar kontrollet me radar, gjatë orëve të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit në rrugët interurbane Tiranë-Elbasan-Tiranë- Durrës-Tiranë për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.

Policia shprehet se pavarësisht kontrolleve të shtuara, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që abuzojnë.

Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri ne 01:00 të mëngjesit të sotëm janë evidentuar nga kontrolli me radar në segmentin Sauk-Teg, 16 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpëjtësi deri mbi dyfishin e normave të lejuara, të cilëve ju pezullua Leja e Drejtimit.

Shpejtësi që varionin nga 138 km/h deri 187 km/h

19 vjeçari nga Tirana me 166 km/h, 33 vjeçari nga Durrësi me 171 km/h dhe 29 vjeçari nga Tirana me mbi dyfishin e shpejtësi me 187 km/h kur dhe fluksi ishte akoma me intensitet.

Gjithashtu janë vendosur 22 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara por pa masë plotësuese dhe për mos rregullim shpejtësie në qendrat e banauara.

4 masa për manovra të rrezikshme në rrugë dhe 1 masë me vlerë maksimale pasi drejtuesi i mjetit ishte rezident në një shtet tjetër.

Kontrollet kanë vijuar dhe po vijojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkool testuesit dhe si rezultat janë evidentuar deri në këto momente dhe u është perzulluara Leja e Drejtimit 8 drejtuesve të automjeteve të cilët drejtonin mjetin nën ndikimin e alkoolit, në masë që varionte nga 0.22 mg/l deri në 0.46 mg/l

Gjithashtu janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 4 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur në masë që varionte nga 0.54 mg/l deri në 0.64 mg/l.