Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci shprehet i tronditur për ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku nëna me tre fëmijë u vetë hodh në Bunë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Beci bën apel që institucionet përkatëse të japin dënim për këdo që e nxiti një veprim të tillë.
“Shkodra, por edhe gjithë opinioni publik ndjehen sot të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve të saj.Inkurajoj fort trupat speciale në gjetjen e trupave dhe institucionet përkatëse në dhënien e versionit zyrtar e dënimit të kujdo që nxiti një veprim të tillë”, shkruan Beci.