Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook pamje magjike nga Lumi i Shalës i quajtur ndryshe nga turistët e huaj dhe tur-operatorët e njohur, si “Tajlanda shqiptare”, një mrekulli mes alpeve.

Një spektakël i vërtetë i ngjyrave dhe relievit, i ka komentuar kreu i qveerisë pamjet nga peizazhet e lumit.
Sipas Ramës, Lumi i Shalës sot është një atraksion turistik për të cilin flasin të gjithë.

Postimi:

MIRËMËNGJES
dhe me këto pamje nga peizazhet që Lumi i Shalës krijon në zonën e Shoshit të Dukagjinit, një spektakël i ngjyrave dhe i relievit, por edhe një atraksion turistik për të cilin flasin të gjithë, ju uroj një javë të mbarë