Fëmija i paligjshëm së ish-mbretit të Belgjikës, Alberti i 2-të është duke shpresuar që gjykata t’i jape asaj të njëjtat të drejta dhe tituj sikur fëmijët legjitim të babait të tij.

Artistja 52-vjeçare, Delphine Boël e ka dërguar çështjen e saj në Gjykatën e Apelit në Bruksel.

Mbreti Albert e ka pranuar përfundimisht në fillim të janarit se është babai i Boël-it, pasi e kishte mohuar për më shumë se një dekadë pretendimin e saj.

Mamaja e saj, baronesha Sybille de Selys Longchamps është shprehur se ka pasur një lidhje 18-vjeçare me Albertin përpara se ai të bëhej mbret.

Thashethemet për një fëmijë të paligjshëm dolën për herë të parë në një biografi të pa autorizuar për gruan e Albertit, mbretëreshën Paola, i cili shkaktoi një skandal mbretëror dhe lajme të ndryshme në media.

Pretendimi i parë i Boël se Mbreti Albert ishte babai i saj biologjik erdhi gjatë një interviste në vitin 2005, por ajo e hapi çështjen në vitin 2013, kur mbreti abdikoi fronin.