Kompjuterat dhe telefonat janë kthyer si mënyrat më të mira dhe më praktike për të marrë shënime. Mirëpo, truri juaj nuk dëshiron këtë gjë por një stilolaps dhe një letër.

Duhet të keni të qartë se mjetet për duart janë dhe mjete për trurin. Shënimet e shkruara me dorë janë një mjet i fuqishëm për të mbështetur aftesinë e trurit për tërheqjen e informacionit. Së dyti, kur mbani shënime me dorë, duart tuaja krijojnë një hapësirë të fuqishme të ruajttjes së kujtesës.

Marrja e shënimeve me dorë është gjëja e duhur që çdo student duhet të bëjë. Ne jetojmë në një epokë dixhitale ku funksionimi i përditshëm përfshin komunikimin dixhital. Automatizmi në tastierë është gjithashtu një aftësi e rëndësishme, mjetet dhe aplikacionet për komunikimin dixhital do të vazhdojnë të zhvillohen dhe do të kenë vendin e tyre. Por, tastiera nuk krijon në tru reagime dhe ju do e keni shumë të vështirë të mbani mend. Lapsi dhe letra janë çelësi  për krijimin e qarkut nervor.

Ndërsa laptopi juaj mund të duket më i shpejtë dhe efikas, ka disa arsye të mira për të pasur një fletore dhe stilolaps. Studiuesit kanë zbuluar se marrja e shënimeve me tastierë nuk ndihmon në përpunimin e informacionit në trurin tuaj. Në të kundërt, mbajtja e shënimeve me dorë përfshin angazhimin njohës, organizimin, konceptin dhe hartëzimin e fjalorit.

Marrja e shënimeve bëhet shënim. Një përfshirje aktive në kuptimin për reflektim, studim ose ndarje të shënimeve të mëvonshme për të krahasuar mirëkuptimin me partnerët e laboratorit ose shokët e klasës. Kjo bëhet një strategji e fuqishme e studimit, pasi përpunimi i dikujt mund të konsolidohet më tej përmes bisedës.