Aktorja 45-vjeçare Drew Barrymore nuk e ka më në plan të martohet! Ajo ka folur për revistën “People”, në lidhje me shfaqjen e saj të re ditore “The Drew Barrymore Show”, por gjithashtu edhe për disa detaje interesante lidhur me jetën e saj private.
“Unë jam një romantike e pashpresë dhe të gjithë në këtë planet kanë nevojë për dashuri në një farë forme”.
Aktorja ka qenë e martuar tre herë, por asnjë nga lidhjet e saj nuk ka shkuar ashtu si do të dëshironte. Ajo ka dy vajza me Kopelman: Olive, shtatë vjeçe dhe Frankie, gjashtë vjeç.
Drew u shpreh gjatë intervistës se nuk planifikon të martohet asnjëherë.
“Asnjëherë, asnjëherë, kurrë, kurrë. Unë nuk do të martohem kurrë. Unë gjithashtu besoj se njerëzit nuk duhet të thonë fjalën ‘kurrë’, por për këtë vlen kurrë”.





