Ditën e sotme, Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vengu, priti në një takim të veçantë kryetarin e shoqatës së Detarëve Adrijon,  Aleksandër Gjermeni dhe nënkryetarin  e kësaj shoqate, Bedin Bedini.

Gjatë takimit u diskutuan çështje të bashkëpunimit të deritanishëm midis Autoritetit Portual dhe shoqatës së detarëve si dhe ndihma e dhënë nga porti për këtë shoqatë.

Drejtori Vengu vlerësoi punën, sakrificat dhe kontributin e detarëve shqiptarë për transportin tonë detar dhe ekonominë e vendit.

Gjithashtu ai siguroi drejtuesit e shoqatës për mbështetjen në vijimësi të akitivitetit të shoqatës, konkretisht me një ambient të përshtatshëm zyrë pune, kompjutera, printer dhe pajisje të nevojshme.

Nga ana e tyre, Gjermeni dhe Bedini e falenderuan drejtorin e APD-së për këto ndihma dhe i uruan atij suksese në këtë detyrë të rëndësishme.

Sh.K.