Është firmosur përfundimishit marëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Christmas Theatre për dhënien me qira të sallës në cilën do të zhillohet takimi i kryeministrit Edi Rama me diasporën.

Në kontratë parashikohet zhvillimi i eventit ndrësa organizatorët marrin përsipër gjithë procedurën, sigurinë, ndriçimin, foninë dhe pastrimin.

Kujtojmë se pala greke ka shmangur deri në pengim dhënien e ambienteve dhe u desh insistimi i zotit Rama që ambienti të jepet për eventin në fjalë. Edhe pse takimi i Ramë është privat, qeveria greke ka thënë se nuk e ka ftuar zotin Rama, por as mund ta ndalojë atë të zhvillojë këtë takim në Athinë.

Për sigurinë e zotit Rama, qeveria greke ka vënë në dispozicion një autoveturë tip “Bmw” të blinduar dhe forca të shtuara sigurie.

Rama do të mbërrijë në Athinë mëngjesin e së dielës dhe do të shkojë direkt në vendin e eventit.