Laert Sallaku ishte gjimnazist kur u largua nga Tirana në vitin 2017. Ai u vendos në New York ku këtë vit u diplomua si oficer i policisë me mesataren më të lartë ndër gjithë studentët e tjerë. Për këtë u nderua me çmim nga Kryetari i Bashkisë së New York-ut.

Mes 600 oficerëve të sapo diplomuar, Laert Sallaku, u rendit i pari me rezultatin 99.6 përqid, dhe në ceremoni, ai tregoi rrugëtimin e tij, që nisi në shkollë të mesme.

“Rrugëtimi im për t’u bërë një oficer filloi rreth 6 vite më para kur në moshën 17-vjeçare emigrova në New York. Si  një emigrant i ri u përballa me diversitetin dhe karakterin gjithëpërfshirës të qytetit ku menjëherë u ndjeva i pranuar dhe se e kisha vendin këtu”, tha Sallaku.