Në 24 orët e fundit në vendin tonë, janë regjistruar 156 raste të reja me koronavirus nga 870 testime të kryera.

Mësohet se në 24 orët e fundit, 62 qytetarë janë shëruar nga Covid-19, ndërsa fatkeqësisht, 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Aktualisht, në spitalin Infektiv dhe Shefqet Ndroqi, po marrin trajtim mjekësor 188 pacientë me Covid-19, 20 prej tyre në terapi intensive, ndërsa 7 prej tyre të intubuar.