Kryeministri Rama ka mbërritur në stadiumin “Galatsi”, ku u prit me brohorima dhe duartrokitje nga emigrantët.

Rama mbërriti rreth orës 11:00, ku ishte i shoqëruar nga forca të shumta sigurie.

Bashkë me Ramën ishte edhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, ndërsa pas ngjitjes në podium u këndua himni shqiptar dhe ai i Bashkimit Evropian.