Roza Lati ishte një nga të eliminuarat e së shtunës në Big Brother VIP, vetëm dy javë përpara finales. E diela e gjeti në studion e Fan Club për të folur rreth eksperiencës së saj dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të opinionistëve.
Ronaldo Sharka e pyeti rreth marrëdhënies së saj me Romeon, duke i kujtuar sulmet në fillim të rrugëtimit dhe përmirësimit të raportit teksa fundi afrohej. Moderatori e pyeti nëse kjo ishte një strategji për të ruajtur marrëdhënie të mira jashtë duke qenë se të dy i përkasin fushës së medias dhe mund të kenë interesa të përbashkëta.
Roza shpërtheu në të qeshura duke u shprehur: “ A të qesh 5 minuta?” e më pas vijoi:
“E para njëherë, besoj se është kuptuar se mua si karakter, ta them në mënyrën më të bukur, nuk është se e vras shumë mendjen për këto gjëra, për të patur marrëdhënie të mirë jashtë me njerëzit. Unë marrëdhënie të mirë, neutrale kam patur me Romeon para se të futem. Brenda, personalisht përplasje me të që ta sulmoja të ndihej keq nuk e kam bërë dhe as me dashje nuk e kam bërë, një pyetje i kam bërë që a ndihesh në presion që duhet të shkosh në finale të këtij Big Brother-i meqë vëllai yt vajti, ma mori për keq.“
Një tjetër pyetje që iu drejtua nga Sharka duke i kujtuar transparencën e saj si personazh, ishte vlerësimi i besimit të saj te çifti Romeo-Heidi në një shkallë nga 1-10.
Roza Lati: Nuk do të them 5 që gjysmë po, gjysmë jo, por do të them 7 sepse i jap më shumë kredite Romeos.
Pra beson te Romeo, por jo te Heidi.
Roza Lati: Te Romeo, unë e kisha krevatin tim 4 muaj paralel dhe ai djalë çohej dhe i hidhte sytë nga Heidi. Kam parë detaje që mbase syri i teleshikuesit nuk i ka parë. Unë e zgjuar jerm, me ato syzet e diellit se më vriste sytë drita, shihja që ai çohej dhe shihte ku ishte Heidi, si ishte kthyer Heidi dhe pastaj çohej nga krevati. E kam përjetuar shumë dasmën, emocionin e tij kështu që…