Javët Kulturore Ndërkombëtare kanë nisur dhe magjia e aktiviteteve do të vijojë me Francën. Nga data 13 deri më 19 maj, do të organizohen me dhjetëra aktivitete që do të sjellin një atmosferë ndryshe në vendin tonë. Mes koncerteve, shfaqje, lojërave sportive, shfaqjeve dhe argëtimit pa fund, për herë të parë në vendin tonë do të organizohet shfaqja ujore dhe piroteknike “Fou de bassin”. Do të jetë trupa e mirënjohur e teatrit bashkëkohor në Francë e cila vjen në datat 15 dhe 16 maj nga Ilotopie.

Shfaqja nis në orën 20:00 dhe për 50 minuta, 15 artistë do të performojnë mbi ujë, në Liqenin Artificial të Tiranës ku përveç performancave akrobatike do të ketë edhe muzikë, kostume e dekorime.

Shfaqja do të jet falas dhe pa dyshim që kurioziteti i njerëzve do të jetë i lartë. Ndaj është e rëndësishme të vini më herët dhe të uleni të shijoni pamjen duke filluar nga fushat e tenisit buzë liqenit deri tek diga.

“Fous de Bassin” e cila organizohet nga kompania teatrore Ilotopie, më herët është shfaqur në të gjithë botën, nga Londra, Çikago, Sidnei, Buenos Aires, Singapor, Marseja, Lioni, Portugalia, Kolumbia, Venezuela, Maroku, Belgjika, Venecia apo Roma.

Megjithatë, aktivitetet që do organizohen për Javën e Francës që vjen në kuadër të programit të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, do të nisin nga tata 13 për të përfunduar më 19 maj.

Më 13 maj tek Piramida do të çelet ekspozita e skulpturës “Richard Orlinski”. Po në 13 maj në ambientet e Piramidës do të hapet “KubFranceTirana”, ndërsa më 13 maj dhe 16 maj tek Piramida të gjithë adhuruesit e muzikës do të kenë mundësinë të dëgjojnë Dj Dylan Dylan.

Ndërsa me 14-15 maj, po tek Piramida adhuruesit e lojërave do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitetin e lojërave “Krijuar në Francë”.

Javët Kulturore Ndërkombëtare, çelen siparin më datë 1 maj, për të vijuar direkt me Javën Kulturore të Evropës e cila organizoi një sërë aktivitetesh nga Tirana, Gjirokastra e Shkodra. Pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare janë 20 shtete, të cilat do të sjellin në vendin tonë me mijëra aktivitete deri në nëntor.

Capture