Lindja e një fëmije është gjithmonë gëzimi më i madh në jetë. Aq më tepër kur Zoti të bekon me trinjakë.

Kjo video emocionuese u postua në Facebook nga doktoreshë Anika Dokle, mjeke në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Tre fëmijët erdhën në jetë mëngjesin e sotëm dhe nga videoja duket se gëzojnë shëndet të plotë.

“Lindjet trinjake janë gëzim jo vetëm i prindërve, por edhe i yni!”, shkruan doktoresha në postimin që shoqëron videon.