Të paktën dy oficerë policie janë vrarë këtë të Martë në Francë. Të plagosur kanë mbetur dhe 3 të tjerë, të cilët thuhet se janë në gjendje kritike.
Siç raportohet në mediat e huaja, atyre u zunë pritë teksa po transportonin një të burgosur me furgon në veri të vendit. Mësohet se i burgosuri që ndodhej në furgon, është arratisur.
Lajmin e konfirmoi dhe Ministri i Drejtësisë së Francës, Eric Dupond-Moretti.