Presidenti polak Andrzej Duda njoftoi sot se Rusia mund të pushtojë vende të tjera nëse forcat e saj fitojnë luftën kundër Ukrainës.
Ai shtoi se parashikon presion të ri ushtarak nga Kremlini në javët e ardhshme.
Në një intervistë me Bloomberg në margjinat e Forumit Ekonomik të Katarit, Duda nuk tha se një sulm ndaj fqinjëve të Ukrainës ishte i pashmangshëm, por paralajmëroi se aleatët e NATO-s janë të pambrojtur.