Një nënë e re solli në jetë fëmijën e saj vetëm dy ditë pasi kuptoi se ishte shtatzënë. Stacey Stevenson, 30-vjeç kishte shtuar pak në peshë dhe për këtë ia vuri fajin të qenuarit në karantinë për disa muaj, mungesës së aktivitetit fizik, por kurrsesi nuk e kishte menduar se mund të sillte në jetë një foshnjë, shkruajnë mediat e huaja.

Pasi një ditë pa që këmbët i ishin fryrë së shumti, ajo vendosi të bënte një test shtatzënie, i cili rezultoi pozitiv dhe si të mos mjaftonte kjo, pas dy ditësh solli në jetë fëmijën.

“Nuk ja kisha fare idenë. Nuk kisha asnjë simptomë. Mund të them se ishte shoku më i madh i jetës sime. Nuk mendoj se e kam kaluar akoma, pavarësisht se u bë 5 javë qëkur djali lindi. Ishte një surprizë e madhe, por shumë e mirëpritur”- është shprehur Stacey.

30 vjeçares i plasën ujërat gjatë mbrëmjes dhe lajmëroi menjëherë ambulancën. Ndonëse ajo hipi në ambulancë në mënyrë që të bënte një lindje në spital, ajo nuk rezistoi dot dhe fëmija i saj erdhi në jetë në makinën e ambulancës, ndërsa kjo e fundit kishte parkuar në anë të rrugës. Falë mjekeve të emergjencës, të dy janë tashmë të shëndetshëm.