Ashley James, ish-ylli i reality show-t “Made in Chelsea” ka shpërndarë disa postime në Instagramit thotë se filtrat e rrjetit social kanë ndikuar negativisht në shëndetin e saj mendor dhe se ka përjetuar ndjenja të dismorfisë si rezultat i kësaj.
Duke bërë një krahasim mes dy fotove, asaj origjinale dhe asaj me efekte Instagrami, 33 vjeçarja James shprehet se ndonjëherë këto filtra i ulin vetëbesimin.
“Kjo është një foto e fytyrës sime… Ju mund të shihni linjat, poret, njollat e vogla, madje edhe grimcat e grimit që kanë rënë në buzët e mia. Tani do t’ju tregoj të njëjtën foto me filtrin “Paris”. Lëkura ime është e pastër dhe pa të meta, makeup-i duket më i përsosur dhe linjat më të hijshme. Sigurisht që preferoj që fytyra ime të duket kështu, por kjo nuk është jeta e vërtetë. Sa më shumë që shoh fytyrën time kështu, aq më shumë do të doja që fytyra ime e vërtetë të dukej në atë mënyrë. Pra, aq më shumë ndihem e palumtur me lëkurën time të vërtetë. Këtu depërtojnë pasiguritë sipërfaqësore… Dismorfi, dhe kur fillojmë të duam të ndryshojmë pamjen tonë, e cila, meqë ra fjala, mund të na çojë në më shumë pasiguri (veçanërisht nëse shkon keq ose ndihemi si të huaj në lëkurën tonë”,tha ajo ndërsa shtoi se njerëzit shpesh krahasojnë veten e tyre me atë që u shfaqet në median sociale.
Ndër të tjera, James tha: “Unë sigurisht nuk jam kundër produkteve kundër plakjes (m’i jepni të gjitha) ose njerëzve që zgjedhin të bëjnë ndryshime kozmetike. Çfarëdo që të na bëjë të lumtur.”





