Një polic 22-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Mortara, Pavia.
Ai vdiq në spital pasi shoqja e tij e qëlloi aksidentalisht me armë. Ngjarja ka ndodhur brenda në banesë.
Policia dhe ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë, por i riu humbi jetën në spital.
Dinamika
22-vjeçari ndërroi jetë në sallën e operacionit.
Karabinierët e Pavias dhe Vigevanos kanë nisur hetimet për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes.
Sipas hetuesve, oficeri i ka treguar pistoletën e shërbimit shoqes të tij.
Teksa vajza po përdorte armën, aksidentalisht e ka qëlluar në gjoks./vizionplus.tv