Erjola Doçi ka reaguar në rrjetet e saj sociale për herë të parë që nga largimi nga BBVIP. Ajo ka falënderuar të gjithë mbështetësit e saj dhe e ka quajtur eksperiencën në BBVIP një magji.

Reagimi i plotë i Erjolës:

“Miq, ndoshta fjala “falënderim” nuk mjafton për t’ju shpërblyer sadopak për dashurinë që më keni dhuruar, për gjithë mbështetjen, pa të cilën nuk do t’ia kisha dalë në “anijen kozmike” BBV. Ju jam mirënjohëse pafund që keni “përqafuar” Erjolën pa asnjë filtër, kështu siç unë jam me të gjitha ngjyrat e mia brenda asaj shtëpie, ku në çdo moment jam munduar të jem e vërtetë, një fjalë e cila dhe keqpërdoret ndonjëherë. Këto ditë të para jashtë BBV, jam munduar të ri-përshtatem me realitetin e të çlodhem, ama jam me zemrën plot për fjalët e mira dhe për dashurinë e marrë nga ju fizikisht apo me tekstet tuaja në mesazhe. (Do ju lexoj të gjithëve, edhe pse jeni shumë). Faleminderit dhe për çdo kritikë.

Pafundësisht falënderime produksionit të BBV & Top Channel që bën të mundur një magji për cilindo që merr pjesë në atë format unik. Unë e kam shijuar, kjo ka rëndësi. Sa për të tjerat, siç ka thënë dhe Truman Capote: “Unë nuk dua t’ia di se çfarë thotë ndokush për mua, për sa kohë që nuk është e vërtetë” – Ju puth 3 herë