Një grup djemsh shkolle që po shijonin një ekskursion në një tempull të shenjtë në Indi, pozuan për foto në ditën e tyre të pushimit pa e kuptuar tragjedinë që gjeti një shokun e tyre vetëm disa metra papa tyre.
Të rinjtë e shkollës së mesme të Bangalore po bënin banjë në pishinën e tempullit të lashtë Hindu, Gundanjaneya kur kishte ndodhur tragjedia.
Sanjay, një nga djemtë e grupit kishte vendosur të bënte banjë në ujin e gurëve masivë të tempullit, disa momente para fotos: “Ishte si një pishinë noti dhe ne kishim ecur në ekskursion gjithë ditën, prandaj Sanjay donte të notonte.”
Kështu që ai u hodh në ujë nga guri dhe u thirri shokëve të bënin të njëjtën gjë.
Teksa djemtë luanin në ujë Sanjay vendosi ta kujtonte momentin me një foto: “Ai mori celularin e tij dhe doli para grupit të miqve.
“Duke u kujdesur të marrte të gjithë në foto duke buzëqeshur, Sanjay bëri foton dhe më pas la telefonin në shkallët e pishinës për të vijuar banjën me miqtë e tij.
Vetëm një orë më vonë kur Sanjay doli nga uji, ai mori të shihte celularin dhe shikoi fotot që kishte bërë atë ditë.
Kur pa foton e djemve në pishine atij i ngriu gjaku. Prapa grupit të djemve ai pa një objekt të errët.
Objekti ishte koka e shokut të tyre Vishwas që tashmë nuk shihej gjëkundi.
Arsyeja që ai kishte hezituar fillimisht të bënin banjë, ishte se Vishwas nuk dinte not dhe ishte tepër i turpëruar për ta pranuar, shkruan rrjeti britanik Daily Star.
Sanjay kishte kapur në foto kokën e mikut të tij që u mbyt vetëm disa metra larg grupit. Ai nxitoi t’i tregonte mësuesit por tashmë ishte tepër vonë.
Trupi i 17-vjeçarit raportohet se u gjet më vonë nga policia, ndërsa prindërit e të ndjerit fajësonin mësuesit ‘neglizhentë’ për vdekjen e djalit të tyre.