Mbrëmjen e djeshme Roza Lati, ish-banorja e BBV, ishte e ftuar në “Cherry On Top”.

Roza ka rrëfyer se një ndër momentet më të vështira ka qenë situata me Meritonin dhe djalin e tij, një situatë që e bëri banoren ta përjetojë shumë keq dhe madje kishte menduar edhe largimin përfundimar nga “reality show”.

“Momenti i vështirë për mua ishte situata me Meritonin. Bora, unë jam anëtare nderi e Shoqatës së Jetimëve, unë e kam zemrën shumë të madhe për fëmijët, per jetimët, bëj shumë, kam bërë shumë. Dhe unë në Big Brother të përplasesha me një të vërtetë të tillë, m’u shemb bota. U ndjeva shumë keq. Nuk di nëse e keni parë atë prime. Ngrihesha nga divani, shkoja në dhomë dhe qaja fshehurazi. Më mbytën lotët e mi. Ka qenë një pikë në lojën e Big Brother që edhe kam dashur të shkëputem“, tha Roza.