Mediat vendase thanë e objektivi ishte butiku ekskluziv Harry Winston, i njohur ndryshe si “argjendaria e yjeve”.
Policia franceze tha sot pasdite se është në kërkim të grabitësve të armatosur që shënjestruan një argjendari në zonat më luksoze të Parisit.
Policia e Parisit tha se grabitësit e armatosur erdhën dhe u larguan me motoçikleta, kishin qëlluar një herë brenda argjendarisë por pa shkaktuar plagosje.
Një video e rrjetit vendas BFM-TV tregonte burra të veshur me të zezë që largoheshin nga vendndodhja me motoçikleta.
Prokuroria e Parisit tha se po heton për grabitjen e ndodhur në dyqanin që punon vetëm me takime të posaçme, në rrugën Avenue Montaigne, Harry Winston, por nuk mund të konfirmonin bizhuteri të vjedhura apo vlerën në të cilën arrinin ato.
Kjo nuk është hera e parë që grabitet argjendaria e luksit. Tetë njerëz janë burgosur në vitin 2015 në lidhje me një grabitje spaktakolare të vitit 2008 kur tre burra të armatosur vodhën këtu bizhuteri në vlerën 90 milionë dollarë, sipas mediave.