Gjykata Penale Ndërkombëtare kërkon urdhra-arresti për Kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu dhe liderin e Hamasit Yahya Sinëar.
Sipas CNN, arrestimi i tyre kërkohet për akuzën e krimeve të luftës dhe krime kundër njerëzimit lidhur me sulmet e 7 Tetorit 2023 në Izrael dhe luftën që pasoi me agresionin ushtarak të Izraelit.
Urdhër-arresti është kërkuar gjithashtu për ministrin izraelit të Mbrojtjes dhe dy liderë të tjerë të lartë të Hamasit, Mohammed Diab Ibrahim al-Masri dhe Ismail Haniyeh.
Urdhëresat kundër politikanëve izraelitë shënojnë herën e parë që ICC ka vënë në shënjestër udhëheqësin më të lartë të një aleati të ngushtë të Shteteve të Bashkuara.
Kërkesat për urdhër-arreste janë bërë nga kryeprokurori i gjykatës, Karim Khan.
Një panel gjyqtarësh të ICC tani do të shqyrtojë kërkesën e Khan për urdhër-arrest.
Khan ka renditur këto akuza kundër Netanyahut dhe Gallantit që përfshijnë:
”shkaktim të shfarosjes, shkaktimin e urisë si metodë lufte, duke përfshirë mohimin e furnizimeve me ndihma humanitare, duke synuar qëllimisht civilët në konflikt”.