I këput gishtin me një të kafshuar dhe më pas e gëlltit. Ngjarja e pazakontë është regjistruar në një burg të Romës dhe ka për protagonist një bos mafioz të Cosa Nostras.
Giuseppe Fanara, bosi i mafies, qe prej vitesh ndodhet i burgosur ka kafshuar gishtin e vogël të një polici dhe e ka ngrene. Ngjarja ka ndodhur në burgun romak të Rebibbia raportojnë mediat e vendit fqinjë.
Fanara ka qenë kapo-bandë e Cosa Nostras, ndërsa është dënuar me burgim të përjetshëm. Ai është ndaluar nën regjimin 41-bis për nëntë vjet.
Mesohet se Fanara ka humbur arsyen gjate nje kontrolli te agjenteve. Ai ka kapur per qafe njerin prej policeve dhe i ka kafshuar gishtin e vogel te dores se djathte, duke ia keputur dhe me pas e ka gelltitur.
Megjithese kane qene 7 agjente policie, Fanara nuk eshte menduar dy here per t’ju sulur atyre, madje edhe i ka kercenuar duke ju thene: “Unë ju ther si derra”.
Për shkak të këtij sulmi, ai u transferua nga Roma në burgun e sigurisë maksimale të Sassari në Sardenjë.





