Disa njerëz e kalojnë ndarjen duke e eliminuar plotësisht praninë e ish-it në jetën e tyre duke nsiur që me ‘block’-un në rrjetet sociale. Nëse i mendojmë ndarjet në aspektin astrologjik, një nga objektet qiellore që na vjen në mendje është Afërdita, planeti i romancës dhe lidhjeve. Afërdita e shenjës tuaj tregon sesi i menaxhoni marrëdhëniet dhe çfarë ju bën të dashuroheni, kështu që kjo lidhet me ndarjen.
Por Marsi plot pasion drejton vendimet për sjelljen që do të ruani ndaj ish-it. Planeti kokëfortë udhëheq veprimet, dëshirat dhe luftën për atë që duam. Ky planet tregon vendosmërinë, marrëdhëniet seksuale por impulsiviteti i tij ndikon në formën sesi i ndërpresim gjërat. Njerëzit që kanë shumë energji nga planeti Mars në hartën e atyre astrologjike kanë më shumë gjasa që ta fshijnë dikë nga jeta e tyre dhe të vazhdojnë lehtësisht përpara, tre prej të cilave i zbuloni në renditjen e mëposhtme.
Dashi
Dashi udhëhiqet nga Marsi kështu që nëse merr një vendim, nuk e mendon dy herë. Ndaj kur bëhet fjalë për ndarje, humbja e kontaktit me ish-in është opsioni më i preferuar për të. Kjo shenjë impulsive i jep fund shpejt lidhjes nëse sheh që nuk funksionon dhe nuk ka shumë durim ndaj parnerëve që duan kohë të tërhiqen nga një marrëdhënie.
Nëse kjo e fundit mbyllet me zemërim, acarim apo një debat, Dashi vazhdon përpara pa asnjë dëshirë përtë dërguar mesazhe të thjeshta për të pyetur si je apo një takim miqësor. Ai e ka të vështirë që të mos veprojë nisur nga dëshirat impulsive prandaj nëse periudha e ‘zhdukjes’ ka përfunduar, mos u habisni kur të shihni ndonjë mesazh nga hiçi.
Akrepi
Akrepët janë shenja të ndjeshme uji që do të thotë se i ndiejnë gjërat thellësisht dhe ndërtojnë lidhje të forta emocionale. Kjo është arsyeja pse humbja e kontakteve me ish-in i ndihmon ta kalojnë ndarjen. Akrepi është shenjë fikse dhe është shumë besnike kur i përkushtohet dikujt. Nëse ndien se i është tradhtuar besimi apo do t’i thyhet zemra, bëhet tepër i ftohtë dhe është thuajse e pamundur të ndryshojë.
Njësoj si Dashi, Akrepi udhëhiqet nga Marsi në astrologjinë tradicionale kështu që s’ka frikë t’i japë fund diçkaje apo të marrë një vendim. Pasi një lidhje mbaron, Akrepi i vë dryn zemrës.
Bricjapi
Bricjapi është praktik, i përgjegjshëm dhe bën investime të zgjuara me paratë dhe energjinë e tij. përgjithësisht duan që t’i mbyllin marrëdhëniet duke mos lënë pikëpyetje e më pas nuk flasin më kurrë me ish-in.
Bricjapi është tmerrësisht pragmatik dhe acarohet kur ndien se po humb kohë e energji me diçka që nuk e ndihmon në planin afatgjatë. Bricjapi është një energji e fuqishme për Marsin sepse nën efektin e kësaj shenje, planeti është shumë efektiv. Në rast se Bricjapi nuk mendon të rikthehet me një ish, mos prisni asnjë mesazh sepse e di që mënyra më e mirë për të harruar është të vazhdojë përpara.