Një nga atraksionet turistike të Indisë, Taj Mahal pritet të rihapet pas më shumë se 6 muajsh mbyllje, deklaruan zyrtarët, pavarësisht se vendi po përjeton raste masive vdekjesh dhe rastesh të reja prej koronavirusit.
“Taj Mahal, i cili u mbyll në mes të marsit pak përpara bllokimit kombëtar, do të rihapet më 21 shtator”, theksoi zyrtari i departamentit rajonal të turizmit Amit Srivastava.
“Turistët do të duhet të ndjekin të gjitha protokollet Covid-19, të tilla si distanca fizike, të mbajnë maska dhe të dezinfektojnë duart e tyre”, tha ai duke shtuar se ”biletat duhet të blihen në internet”.
Vetëm 5 000 vizitorë do të lejohen të hyjnë në dy turnet ditore, shifër kjo më poshtë se mesatarja ditore prej rreth 25 000 personash.
Godina mahnitëse prej mermeri të bardhë, e famshme si një “monument për dashurinë”, ndodhet në veri të Uttar Pradeshit, një prej pesë shteteve indiane më të goditura nga virusi.
Taj Mahal u ndërtua në mes të shekullit XVII nga perandori Mughal Shah Jahan si një mauzole për mbretëreshën e tij të tretë dhe të preferuar, Mumtaz Mahal.





