Ka nisur sot sesioni i ri parlamentar. Deputetët të veshur kryesisht me kostume kanë mbërritur në selinë e Parlamentit, ndërsa deputetet femra kishin zgjedhur kryesisht fustane me mëngë të gjata, apo pantallona me xhaketë apo këmishë.

Deputetja e Durrësit, Edlira Hyseni, pjesë e opozitës së re, kishte zgjedhur për sesionin e ri parlamentar një fustan ngjyrë bojëqielli, të kombinuar me këpucë dhe çantë të kuqe. Ndërsa i afrohet derës së Kuvendit, Hyseni nxiton të vërë maskën, që e ka kombinuar me ngjyrën e çantës.

Ndërsa deputeti tjetër i Durrësit, Fidel Ylli, ndryshe nga kolegët e tjerë që kishin zgjedhur kostum në ngjyrë të errët (blu apo të zi), kishte preferuar të mbante veshur një kostum rozë, të kombinuar me këpucë sportive.