Konfirmohet me Covid-19 një pjesëtar i skuadrës së Shqiponjave në Komisariatin e Policisë në Elbasan. Mësohet se edhe një efektiv i policisë rrugore në Gramsh ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ndërkohë të infektuarit ndodhen të vetëkarantinuar në banesat e tyre. Nuk dihet me siguri se si mund të jete infektuar efektivi i bluve të Elbasanit.

Sipas te dhenave te sotme ne Shqipëri janë shënuar 151 raste të reja dhe jane 198 të shtruar në spital.