Pas ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, ka rezultuar pozitive me Covid-19 edhe vajza e tij e madhe, Marina. Mediat italiane shkruajnë se pas një serie tamponësh negativë, i fundit, gjatë fundjavës, dha një rezultat tjetër.
Megjithatë, presidentja e i “Fininvest dhe Mondadori” është në gjendje të mirë dhe po punon online. Ajo është izoluar me familjen në shtëpinë e saj në Milano që kur babai i saj doli pozitiv të mërkurën e kaluar.
Mësohet se pjesa tjetër e familjes së Marina-s, bashkëshorti dhe dy fëmijët e saj, të cilët janë të mitur, është gjithashtu në gjendje të mirë.





