Aktori me origjinë shqiptare John Belushi i cili ka qenë dhe vëllai i Jim Belushit, është vrarë aksidentalisht në moshën 33-vjeçare nga e dashura e tij Cathy Evelyn Smith.
Cathy Evelyn Smith i injektoi gabimisht dozën vdekjeprurëse kokainë dhe heroinë aktorit, i cili ndërroi jetë në 5 mars 1982 në Hollywood.
Smith ndërroi jetë në gusht të këtij viti në moshën 73-vjeçare në shtëpinë e saj në Kanada. Këngëtarja kanadeze pas vdekjes së John Belushit i shpëtoi drejtësisë amerikane duke ikur jashtë vendit.
Në vitin 1986 ajo u kthye në SHBA dhe negocioi për një dënim 15-mujor të cilin e vuajti nga dhjetori i 1986-s deri në mars të 1988-s, në një burg në Kaliforni. Pas përfundimit të dënimit, Smith u vendos në Kanada dhe filloi të punonte në insititucione të ndryshme për të edukuar të rinjtë për rreziqet e varësisë nga droga.
Para se John të vdiste, Smith ishte një vokaliste për për Levon Helm, Rick Danko dhe Richard Manuel anëtarët që më vonë themeluan grupin rock ‘The band’.





