Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Pogradec-Drilon”.

Policia njofton se rreth ores 19:12, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona.

Raportohet se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:                                                             

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 01.06.2024, rreth orës 19:12, në aksin rrugor “Pogradec-Drilon”, automjeti me drejtuese shtetasen N. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. M. Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit dhe dy pasagjerë, jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesit e automjeteve do kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.