Një 42-vjeçar nga austria ka qëndruar për 02:30:57 sekonda në një kuti të mbushur me akull.
I veshur vetëm me rroba noti, Josef Koeberl ka thyer kështu rekordin botëror të vendosur nga ai vetë.
Ai u mbulua me akull deri në nivelin e shpatullave brenda një kute xhami.
“Nuk mendova se do t’ia dilja. Ishte kohë e gjatë, por kaloi shumë shpejt. E pabesueshme. M’u desh të përqendrohesha. Pas dy orësh e gjysmë, presioni ra pak, por sërish ishte ftohtë,” u shpreh Koeberl për gazetarët.
Austiraku mbante rekordin për kontakt të plotë me akullin me kohën 2 orë, 8 minuta dhe 47 sekonda. Me rezultatin e sotëm ai ka tejkaluar veten e tij me rreth 22 minuta.





